Shfaqje me dronë
që e bëjnë ngjarjen tuaj
të ndihet ndryshe.
Për dasma, biznese dhe ngjarje publike ku momentet ndahen me të gjithë.
Nga €3,900
Deri në 150 mysafirë
- Rreth 100 dronë
- Rreth 6 minuta
- Vlen vetëm të martave
- Së paku 3 figura standarde, zemër, unaza, shpërthim dritash ose elemente feste
- Së paku 2 tekste të personalizuara, emra, iniciale, datë ose frazë e shkurtër
- E përshtatshme për dasma, fejesa, përvjetorë dhe festa private ku çdo detaj ka peshë.
Kosto mesatare për show
Mesatarja e publikuar për Europën
Rangu i qmimeve publike
Krahasime nga tregu Europian
Krahasimet e qmimeve
Disa pika reference nga ofrues europianë.
| Ofruesi | Shteti | Dronë | Çmimi publik | Burimi |
|---|---|---|---|---|
Flutron |
Kosovë | Rreth 100 |
Nga 3,900€ |
|
Altitude |
Mbretëria e Bashkuar | 100–300 |
Nga £39,500 (rreth €45,000) |
|
Allumee |
Francë | Sipas projektit |
Nga €20,000
pa TVSH
|
|
Himmelbilder |
Zvicër | 100+ |
Nga CHF 29'800 (rreth €32,000) |
Qmimet e palëve të treta mund të ndryshojnë me kohë.
Pse këto qmime vlejnë vetëm për Kosovë
Që krahasimi të lexohet drejt.
Operim lokal
Ne operojmë brenda Kosovës, pa koston që sjell lëvizja ndërkombëtare e ekipit, transporti i pajisjeve dhe organizimi më i rëndë në terren.
Fuqia punëtore më e lirë
Kostoja e ekipit dhe e realizimit në Kosovë është më e ulët sesa në shumë tregje të Europës Perëndimore, dhe kjo reflektohet drejtpërdrejt në çmim.
Licencimi dhe procedurat më të lira
Lejet, kërkesat administrative dhe kostot e lidhura me realizimin zakonisht janë më të ulëta se në tregje më të shtrenjta.
Logjistika më e lirë
Transporti, lëvizja e ekipit dhe koordinimi në terren kushtojnë më pak kur operimi bëhet lokalisht dhe në distanca më të shkurtra.
Treg më i ri
Kosova është ende treg hyrës për këtë kategori, prandaj çmimi është ndërtuar për realitetin vendor dhe për nivelin e kërkesës këtu.
Vlen vetëm për Kosovë
Qmimet e Flutron vlejnë për Kosovë dhe sipas projektit. Ato nuk duhet të lexohen si qmime standarde për çdo shtet apo për çdo treg.
Gati për ta kthyer këtë në një
moment që mbahet mend?
Na trego datën, lokacionin dhe çfarë ke në mendje, dhe të tregojmë çfarë është e mundur për eventin tënd.
Çka qëndron pas një drone show
Një shfaqje me dronë mund të zgjasë vetëm disa minuta në qiell, por pas saj qëndrojnë dizajni, inxhinieria, pajisjet, përgatitja, siguria dhe një ekip i trajnuar. Kjo është ajo që i jep vlerë shfaqjes dhe e bën të vlefshme për t’u realizuar si duhet.
Dizajn kreativ
Çdo shfaqje fillon me konceptin. Tekstet, figurat, ritmi, rrjedha dhe momentet vizuale duhet të ndërtohen sipas eventit, audiencës dhe ndjenjës që klienti dëshiron të krijojë.
Programim i saktë
Ajo që duket e thjeshtë në qiell programohet me kujdes paraprakisht. Çdo dron ka nevojë për trajektore të sakta, distanca, kohëzim dhe kalime të pastra, që shfaqja të duket qartë dhe të funksionojë me siguri.
Një flotë e vërtetë dronësh
Një shfaqje profesionale nuk varet vetëm nga ideja. Ajo varet nga një flotë e plotë dronësh me ndriçim, bateri, elektronikë, navigim, komunikim dhe përgatitje teknike që i mban gati për operim real.
Mirëmbajtje dhe gatishmëri
Puna nuk mbaron pasi ndërtohen dronët. Bateritë konsumohen, pjesët zëvendësohen, sistemet kontrollohen dhe flota duhet të qëndrojë e mirëmbajtur, e testuar dhe e gatshme për çdo event.
Ekip i trajnuar për operim
Një shfaqje nuk drejtohet nga një person që shtyp një buton. Ajo kërkon ekip për përgatitje, kontrolle, procedura sigurie, koordinim të nisjes, monitorim dhe ekzekutim live. Trajnimi dhe disiplina janë pjesë e kostos reale.
Siguri, logjistikë dhe ekzekutim
Transporti, setup-i, kontrolli i motit, planifikimi i zonës së nisjes, koordinimi në terren dhe gatishmëria për situata të papritura ndodhin para se publiku të shohë dritën e parë në qiell.
Nuk paguhet vetëm për disa minuta fluturim. Paguhen sistemi, flota, përgatitja dhe njerëzit që e bëjnë përvojën të ndodhë si duhet.